Parlamenti Evropian kushtëzoi Serbinë me sanksione kundër Rusisë

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Serbisë t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, të ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me këtë vend dhe të shqyrtojë edhe ndalimin e linjave të fluturimit Beograd – Moskë, ka shkruar mediumi publik serb “RTS” të mërkurën, raporton Koha.net.

Në tekstin e plotësuar të raporti të PE-së për Serbinë, e të cilin mediumi serb thotë se e ka siguruar, këtij vendi i bëhet me dije se procesi integrues drejt BE-së varet nga “vullneti i politikëbërësve dhe rruga që do të ndjekin”

Në raport, Serbisë i kërkohet edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Raporti thekson se respektimi i politikës së jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të negociatave për anëtarësim. Teksti i 40 amendamenteve të dakorduara për të cilat u pajtuan grupet kryesore politike, veçanërisht thekson nevojën për harmonizimin e Serbisë me qëndrimin e BE-së ndaj luftës në Ukrainë”, shkruan “RTS”-ja.

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Serbisë t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, të ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me këtë vend dhë të shqyrtojë edhe ndalimin e linjave të fluturimit Beograd – Moskë, ka shkruar mediumi publik serb “RTS” të mërkurën.

Në tekstin e plotësuar të raporti të PE-së për Serbinë, e të cilin mediumi serb thotë se e ka siguruar, këtij vendi i bëhet me dije se procesi integrues drejt BE-së varet nga “vullneti i politikëbërësve dhe rruga që do të ndjekin”

Në raport, Serbisë i kërkohet edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Raporti thekson se respektimi i politikës së jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të negociatave për anëtarësim. Teksti i 40 amendamenteve të dakorduara për të cilat u pajtuan grupet kryesore politike, veçanërisht thekson nevojën për harmonizimin e Serbisë me qëndrimin e BE-së ndaj luftës në Ukrainë”, shkruan “RTS”-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button