Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut brenda muajit janë ngritur çmimet e konsumit për 2 përqind

korona virus, maska, KOVID-19, City Mall, Qendra tregtare

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në muajin maj në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve, krahasuar me muajin prill, ashtu që te vaji rritja ka shkuar deri 6.7 përqind. Çmimet te konsumi në krahasim me majin e kaluar është rritur për 11.9 përqind, ndërsa te ato me pakicë për 12.1 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Rritja e çmimeve të konsumit në maj të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është 2 përqind, ndërsa rritja e çmimeve me pakicë është 1.5 përqind”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Përveç vajit, rritje të theksuar kemi edhe te sheqeri 6.2 përqind, qumështi 5.4 përqind, buka 3.7 përqind, etj.

“Në maj, gjithashtu rritje e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur edhe te produktet e tjera mjekësore me 19,0%, shërbimet e akomodimit me 7,5%, karburantet dhe lubrifikantët për automjetet me 7,4%, bizhuteritë, orët dhe orët e dorës me 7,0%, karburantet e lëngëta për amvisëri me 5,8%, shërbimet shtëpiake dhe për amvisëri me 5,7%, etj.”, raportojnë nga Enti.

Për 10 përqind ulje është regjistruar te transporti ajrori, ndërsa te kopshtaria për 2.4 përqind, ndërsa në pajisjet elektrike për hihjirnë personale 1.2 përqind.

Exit mobile version