Në Maqedoninë e Veriut është ulur numri i lindjeve, 20 foshnja vijnë nga nënat nën 15 vjeç

Gjatë vitit të kaluar në Maqedoninë e Veriut ka pasur gjithsej 18 648 lindje të gjalla, numër i cili është më i vogël se vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Kanë lindur gjithsej 18 790 foshnje, prej të cilëve 18 648 foshnje të gjalla, ndërsa 142 foshnje të vdekura. Numri i foshnjave të lindura të gjalla gjatë vitit 2021, krahasuar me vitin paraprak, është zvogëluar për 2.0%”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Më shumë foshnje kemi të gjinisë mashkullore, ndërsa më shumë lindje ka në muajin korrik.

“Sipas moshës së nënës, pjesëmarrje më të madhe, përkatësisht 34,0% kanë foshnjet e gjalla të lindura nga nënat e moshës prej 25 deri 29 vjeç. Mosha mesatare e nënave gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve është 29.2 vjeç ndërsa te lindjet e para është 27.5 vjeç”, raporton Enti.

Enti ka sqaruar që gjatë vitit 2021 janë të evidentuara edhe 20 foshnje të lindura nga nëna të moshës nën 15 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button