Rritje të rrogës për 2 806 denarë, kërkoi sindikata përmes rebalancit të buxhetit

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dërgoi propozim-amandament për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2022 me të cilin kërkon që të sigurohen mjete financiare për pagesë të 2.806 denarëve për të punësuarit në sektorin publik, raportoi MIA.

Propozimi, siç informojnë nga LSM-ja, është parashtruar sot dhe presin që ai të mbështetet nga të gjithë deputetët veçanërisht nga partia e cila i ka thirrur që të dorëzojnë propozim për sigurimin e mjeteve financiare për rritje lineare të pagave në sektorin publik.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot para deputetëve ka dorëzuar propozim me amendament me të cilin kërkohen ndryshime të buxhetit, përkatësisht sigurimin e mjeteve me të cilat paga bazë neto e të punësuarve në organet e pushtetit shtetëror dhe lokal dhe organet tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe ligj dhe – institucionet që kryejnë veprimtari në fushën e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, ushtrisë, policisë dhe veprimtari të tjera me interes publik të përcaktuara me ligj dhe të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, si dhe nga komunat në qytetin e Shkupit të rriten për 2.806 denarë në shumën neto, në përputhje me rritjen e pagës minimale e publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 41 nga 24 shkurti i vitit 2022, llogaritur nga 01.07.2022 me ribalancin e buxhetit”, njofton LSM.

Nëse deputetët nuk japin mbështetje nga LSM-ja thonë se si opsion i vetëm mbetet që ta realizojnë paralajmërimin për grevën e përgjithshme më 22 maj të këtij muaji.

Hapi i tillë i LSM-së erdhi pasi pas prezantimit të ribalancit të Buxhetit e panë se nuk janë planifikuar mjete për rritje lineare në sektorin publik, siç u ishte premtuar gjatë kohës së bisedimeve. Pas kësaj, LSM kishte një takim në Qeveri, por ai përfundoi pa marrëveshje, ndërsa zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike paralajmëroi takim të ri gjatë kësaj jave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button