Site icon PORTALB

RMV, janë sanksionuar gjashtë automjete për kryerje të transportit ndërkombëtar pa leje

Furgonat në Tetovë.

Furgonat përdoren për transport publik në Tetovë.

Në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc” mbrëmë nga ora 21 deri në orën 3 të mëngjesit nëpunësit policor nga Sektori për punë kufitare dhe migruese kanë ndaluar gjashtë automjete të udhëtarëve – furgonë të cilët kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa licencë dhe dokumentacion tjetër përkatës, njofton Portalb.

Më saktësisht, siç njoftuan nga MPB, janë ndaluar automjet “mercedes sprinter” me targa të Strumicës i drejtuar nga D.S., në të cilin janë transportuar tetë udhëtarë, automjet “pezho partner” me targa të Vallandovës i drejtuar nga L.A. në të cilin janë transportuar tre udhëtarë, automjet “fiat dukato” me targa të Strumicës i drejtuar nga A.P. në të cilin janë transportuar tetë udhëtarë, automjet “fiat dukato” me targa të Strumicës i drejtuar nga N.K.P. në të cilin transportoheshun tetë udhëtarë, automjet “mercedes sprinter” me targa të Strumicës i drejtuar nga E.A. në të cilin janë transportuar tetë persona dhe automjet “folsvagen karavel” me targa nga Italia i drejtuar nga B.M. (me qëndrim të rregulluar në Itali) në të cilin transportoheshin gjashtë udhëtarë.

“Nga ana e nëpunësve policorë nga SPKM me bashkëveprim me Inspektoratin shtetëror për transport pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse, automjetet janë shkyçur nga komunikacioni dhe janë parashtruar kallëzime përkatëse”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Exit mobile version