Komuna e Tetovës: Filloi larja dhe dezinfektimi i rrugëve në Tetovë pas përmbytjeve dhe zjarrit
Nga Komuna e Tetovës informuar se ka filluar larja dhe dezinfektimi i rrugëve në Tetovë nga ana e ekipeve të NPK-së së bashku me Njësitin e Zjarrfiksëve me vendim të shtabit të krizës, njofton Portalb.
“Përkushtimi ynë për një Tetovë të pastër e të sigurt vazhdon”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.
Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës në mbledhjen e tretë të mbajtur dje kërkoi që të lahen dhe dezinfektohen të gjitha rrugët dhe objektet në Komunën e Tetovës pas përmbytjeve dhe zjarrit që kaploi depon për materiale izoluese në qytetin e Tetovës.
- LEXO: Pas vërshimeve dhe zjarrit në Tetovë, Shtabi i Krizës: Të lahen dhe dezinfektohen të gjitha rrugët dhe objektet
- LEXO: Ndotja e ajrit nga zjarri në Tetovë, shoqëria civile e shqetësuar për efektet e ndotjes, autoritetet mendojnë ndryshe
- LEXO: Zjarri në Tetovë, vazhdon të dobësohet intensiteti i zjarrit, ndërkohë Armata dhe Ministria sqarojnë që ajri nuk është në gjendje kritike (VIDEO)