Site icon PORTALB

Bastisje në disa objekte hotelierike në Shkup, janë arrestuar 14 persona

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nëpunës policorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë kontrolleve të kryera nëpër objekte hotelierike kanë arrestuar 14 persona tek të cilët është gjetur substancë pluhur i bardhë, substancë pluhur kafe, marihuanë, njofton Portalb.

“Nga data 02 deri më 04 qershor 2022, në kuadër të aktiviteteve të intensifikuara të Ministrisë së Brendshme për parandalimin e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe krimeve të tjera, punonjësit e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për trafikim të paligjshëm të drogave, armëve dhe substancave të rrezikshme, Departamenti për Shuarje për krime të organizuara dhe të rënda, SPB Shkup- Njësiti për Trafikim ilegale me Droga, Njësia Speciale Antiterroriste Tigar dhe Njësia për Qentë Shërbimit në koordinim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontrolle në objektet hotelierike në zonën e Shkupit, ku janë legjitimuar 150 persona, kurse 14 prej tyre janë arrestuar tek të cilët është gjetur substancë pluhur i bardhë, substancë pluhur kafe, marihuanë, ekstazi …). Të ndaluarit janë JT, D.Sh., F.I., SM, LP, B.A., SL, F.J., LJP, F.S., О.Ј, Т.G., N.B., H.G”, njoftojnë nga MPB-ja.

Siç informojnë nga MPB-ja, në kuadër të aksionit në bashkëpunim me policinë rrugore u zbuluan 30 persona mes të cilëve edhe të mitur të cilët drejtonin mjetin pa patentë shofer, si dhe u konfiskua një automjet për dyshimin ishte i vjedhur. Janë kryer mbi 70 kontrolle të automjeteve.

“Në mesin e të arrestuarve është edhe F.I. (25) nga Shkupi, punonjës policie, i cili nuk ka qenë në detyrë, ndërsa gjatë kontrollit është gjetur drogë. Rasti është raportuar menjëherë në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale dhe është dërguar për procedim të mëtutjeshëm. Ministria e Brendshme vazhdon me masat dhe aktivitetet e intensifikuara për garantimin e sigurisë së qytetarëve, ndërsa punonjësit e policisë që shkelin ligjet në çfarëdo mënyre do të sanksionohen ashpër”, potencohet në kumtesën nga MPB-ja.

Exit mobile version