Site icon PORTALB

PDSH do të mbajë kongresin partiak më 7 korrik

Foto: PDSH

Partia Demokratike Shqiptare në mbledhjen e mbajtur mbrëmë ka vendosur se më më 7 korrik do ta mbajë Kongresin e VIll partiak, njofton Portalb.

“Këshilli për organizimin e Kongresit mbajti mbledhjen e rradhës ku u vendos se Kongresi i VIll PDSH-së do të mbahet me 7 korrik 2022 në ‘Pallatin e kulturës’ në Tetovë. Gjithashtu, ju informojmë se pas fazës së evidentimit të anëtarësisë, gjatë kësaj periudhe deri në mbajtjen e Kongresit, PDSH do të vazhdojë me strukturimin e nëndegëve dhe degëve të partisë duke organizuar kuvende zgjedhore”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

Exit mobile version