Site icon PORTALB

RMV, janë sanksionuar 26 shoferë nën ndikim të alkoolit në territorin e SPB Tetovë

Policia e RMV-së

Policia e RMV-së

Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit në territorin e SPB Tetovë është realizuar aksion i nëpunësve policorë kanë sanksionuar 26 shoferë të cilët janë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, njofton Portalb.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, numri më i madh i shoferëve të sanksionuar nën ndikim të alkoolit janë shqiptuar në rajonin e Tetovës 16, në rajonin e Gostivarit 10. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 33 kundërvajtje të tjera.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrolle policore do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në trafik që të rritet siguria në trafik.

Exit mobile version