Këshilli Rinor i Komunës së Gostivarit e shënoi festën e iluministëve mbarësllovenë Shën Kirili dhe Metodi nëpërmjet Kuizit të diturisë nga gjuha dhe letërsia maqedonase.
Në sallën e vogël e Qendrës për kulturë në Gostivar, në mënyrë interesante dhe edukative, nxënësit e shkollave të mesme të qytetit, shpalosën dituritë e veta në këtë lëmi.
Në Kuizin e diturisë nga gjuha dhe letërsia maqedonase, rol të rëndësishëm dhanë anëtarët e Këshillit të të rinjve të komunës, si dhe komisioni pesë anëtarësh i përbërë prej profesorësh të gjuhës dhe letërsisë maqedonase të shkollave të mesme të qytetit tonë.
Ekipet ishin të përbërë prej nga katër anëtarë ndaras nga secila shkollë e mesme dhe përgjigjeshin në pyetje nga tre kategori të cilat sillnin nga 5, 10 dhe 15 pikë për secilën përgjigje të saktë.
Si kurorë e punës së kryer me sukses, nxënësit morën edhe mirënjohje për Vendin e parë nga gjuha dhe letërsia maqedonase të cilën e fituan nxënësit e shkollës së mesme komunale “Gjimnazi” – Gostivar.
Mirënjohja për Vendin e dytë iu nda Shkollës së mesme teknike komunale “Gostivar”, ndërsa mirënjohja për Vendin e tretë i takoi nxënësve të Shkollës së mesme ekonomike komunale “Gostivar”.
Përshtypjet nga kjo ngjarje u përcollën me duartrokitje frenetike nga ana e publikut.