Është zbuluar teknologjia më e re që ndihmon në parandalimin e duhanit. Bëhet fjalë për një çakmak elektronik i cili ka pamjen e një çakmaku të zakonshëm, i cili quhet QuitBit dhe karikohet nëpërmjet një USB-je.
Ky “tru” dixhital llogarit cigaret e konsumuara gjatë ditës dhe shfaq dëmin që shkakton ky numër vazhdimisht
Çakmaku mund të lidhet edhe me telefon iPhone duke komunikuar nëpërmjet blootuth-it kohën kur konsumoni më shumë duhan, raporton një statistikë ditore, javore dhe mujore si dhe tregon një limit ditor.
Funksioni më interesant i kësaj teknologjie inteligjente është opsioni që mund të llogarisë paratë e shpenzuara për duhanin.
Çakmaku kushton 89 dollarë ose 65 euro dhe duhen investuar 50 mijë dollarë për të hedhur në treg teknologjinë e re. 550 njerëz kanë kontribuar dhe janë mbledhur 25 mijë dollarë.
Njerëzit nuk kursejnë kur bëhet fjalë për të ndalur konsumimin e duhanit.