Një çift ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Shtip

Një çift nga Shtipi ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të lagjes Makedonka në Shtip, transmeton Portalb.mk.

Gjatë përplasjes së dy automjeteve “Yugo” dhe “Opel Astra”, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë vozitësi 68-vjeçar G.P dhe gruaja e tij 62-vjeçare J.P, e cila ishte me të.

Ata kanë qenë duke vozitur me “Yugo”, ndërsa “Opel Astra” e ka vozitur një djalë 20-vjeçar nga Shtipi, i cili ka marrë lëndime trupore.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panojotova, ka konfirmuar se ka ndodhur një aksident në të cilin, siç tha ajo, ka dy viktima.

Inspektimi duhet të përcaktojë shkaqet e aksidentit të ndodhur mbrëmë në orën 23:20.

Ky nuk është aksidenti i parë në këtë drejtim të rrugës “Bregallniçka” që të çon në periferi dhe në zonën industriale Makedonka, por është edhe dalja dhe hyrja e Shtipit për në Koçan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button