Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill është regjistruar rritje e shkëmbimit tregtar në krahasim me prillin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Qarkullimi i tregtisë me pakicë, gjatë muajit prill 2022 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2021, tregon rritje në grupet: Tregtia me pakicë e produkteve joushqimore, përveç karburantëve realisht me 5.5 % dhe Tregtia me pakicë e karburanteve automobilistike 48.4 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti sqaroi që në grupin Tregtia me pakicë e ushqimeve, pije dhe duhan, qarkullimi është ulur me 8.7 % dhe Tregtia me pakicë, me përveç tregtisë së karburanteve, qarkullimi është ulur me 1.9%.
“Rreth gjysma e vlerës së përgjithshme të eksportit dhe importit është i përqendruar në 50 ndërmarrjet kryesore”, bëjnë të ditur nga Enti.