Site icon PORTALB

Ky do të jetë çmimi i benzinës dhe dizelit në Maqedoninë e Veriut prej në mesnatë

Derivate të naftës

Komisioni Rregullatorë për Energjetikë dhe Shërbim të Ujërave në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që nga mesnata të rritet çmimi për dizelin dhe naftën, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të rritet për 9,00 den/l, ndërsa i benzinës pa plumb EUROSUPER BS-98 do të rritet për 9,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 9,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 8,50 den/litër”, raportojnë nga Komisioni.

Me këtë, çmimi i benzinës BS-95 do të jetë 104 denarë, i naftës Eurodisel 95 denarë, vaji ekstra i lehtë 93 denarë, ndërsa mazuti 54.5 denarë.

“Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 1.5.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar”, bëjnë të ditur nga Komisioni.

Exit mobile version