Site icon PORTALB

Qendra “Psychalb” me aktivitet ndërgjegjësues mbi shëndetin mental për të rinjtë

Foto: Qendra Psychalb

Me rastin e muajit Maj – muajit të ndërgjegjësimit mbi shëndetin mental, Qendra “Psychalb” në qytetin e Tetovës ka realizuar fushatë ku ka përfshirë këshillimin për orientim profesional për maturantët dhe kampanjë digjitale për rëndësinë, kujdesin ndaj shëndetit mental, njofton Portalb.

Siç potencojnë nga Qendra, eventi përfundimtar kishte për qëllim informimin sa më të drejtë të të rinjëve dhe qytetarëve me rolin e psikologut dhe njoftimin  me metoda për zhvillimin personal. Nën moton ‘Hajde t’reflektojmë!’ të rinjtë u ftuan që nëpërmjet disa metodave psikologjike praktike të vetë-reflektojnë mbi veten e tyre.

Nga “Psychalb” kumtojnë se përmes këtij aktiviteti, mes tjerave, synojnë që me hapa konkret të kontriboj në zhdukjen e stigmave mbi shqetësimet psikologjike tek të rinjtë dhe të neutralizoj kërkimin e ndihmës nga një profesionist i shëndetit mental.

Exit mobile version