Site icon PORTALB

Shqipëri, 20 raste të reja me koronavirus, 313 pacientë aktiv

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Shqipëri 20 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid 19 nga 405 testime të kryera gjithsej gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Top-Channel.

8 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 3 në Rroskovec, Sarandë, Tepelenë, 1 në Shijak, Patos, Selenicë.

Teksa prej tri javësh nuk është shënuar asnjë humbje jete, aktualisht në vend, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 313 pacientë aktivë me koronavirus.

Ndërkohë, në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,291 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Exit mobile version