Rrjeti telemetrik sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, sot më 27.05.2022 ka regjistruar një tërmet 32 km në jugperëndim të Shkupit me origjinë nga zona e epiqendrës Tetovë-Gostivar, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 09:11 minuta me magnitudë lokale Rihter ML3.6 dhe me intensitet IV-V gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata në Gostivar, Tetovë dhe zonën përreth.