Florian Qehaja, ambasadori i ri i Kosovës në RMV

Florian Qehaja sot mori detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ku i dorëzoi letrat kredenciale te ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

Ambasadori më i ri i Kosovës në vend, Florian Qehaja sot u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së Bujar Osmani.

“Mirëseardhje dhe sukses në misionin diplomatik. Marrëdhëniet bilaterale me Kosovën janë miqësore dhe pa çështje të hapura. Shpreha pritshmërinë se zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë me sukses edhe gjatë mandatit të tij. Të vendosur për të vazhduar agjendën tonë euro-atlantike, që është prioritet dhe përcaktim strategjik i të dy shteteve”, tha Osmani pas takimit.

Nga Ambasada e Kosovës në Shkup njoftuan se “ambasadori Qehaja ka falënderuar Ministrin z. Osmani për pritjen shumë miqësore, duke theksuar që Republika e Kosovës është e fokusuar në thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.”

Ndryshe, para se Qehaja të merr detyrën e ambasadorit, si i ngarkuar me punë në këtë funksion për disa muaj ka shërbyer Prindon Sadriu, i cili është bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përpara se Qehaja t’i dorëzojë kredencialet para ministrit të Jashtëm Osmanit, ai u prit me një ceremoni solemne nga Sadriu dhe diplomatët tjerë në Ambasadën e Kosovës në Shkup.

Foto: Ambasada e Kosovës në Shkup
Foto: Ambasada e Kosovës në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button