Kriza ekonomike do të na bëjë ambientalistë

Kriza ekonomike është e keqe në të gjitha sferat e jetës, por prej saj edhe ne mund të mësojmë diçka. Mbi të gjitha, si të jemi më modestë, të mendojmë për burimet, shpërndarjen e tyre, mënyrat alternative të transportit, prodhimin, mirëmbajtjen e amvisërive dhe mirëqenien e familjes.

Në gjithë këtë proces, ne bëhemi banorë më të përgjegjshëm, individë më shumë ekologjikë dhe më pak të prirur nga materializmi dhe konsumerizmi në një botë që për shumë kohë na ka mësuar të mendojmë të udhëhequr nga këto dy premisa. Bota po ndryshon, po ashtu edhe ne.

Kriza ekonomike është sigurisht e keqe, por mund të jetë e mirë edhe për shëndetin tuaj

Kriza ekonomike nuk është gjë e mirë, përkundrazi mund të sjellë shumë pasoja negative në një shoqëri. Por, konkretisht, vështruar nga pikëpamja ekologjike, mund të ketë edhe një ndikim pozitiv. Ka shumë shembuj për këtë

Kur pati një rritje të madhe të çmimit të karburanteve, në rrugët e qytetit tonë, menjëherë u vu re një ndryshim. Nëpër rrugë, kryqëzime dhe rrugë papritur pamë se lëviznin më pak automjete. Sigurisht, kjo është më shumë një “muhabet” në rrjetet sociale sesa një statistikë apo një hulumtim i besueshëm. Megjithatë, ne nuk bëjmë përjashtim në botë. Sipas sondazheve dhe sipas situatës reale – një nga zgjidhjet, më e dukshme, për kursimin e karburantit – zgjidhja është përdorimi më i vogël i automjeteve!

Zgjidhjet janë të ndryshme: më shumë ecje në këmbë, më shumë çiklizëm, skuterë apo automjete elektrike, përdorimi i transportit publik, planifikimi i detyrave (për shembull, kur shkoni në një supermarket që është më larg – blini më shumë gjëra), etj.

Idetë mund të merren edhe nga rrjetet sociale, për shembull nga grupi „Edhe unë në punë shkoj me biçikletë“ por, përveç nismave qytetare si ajo e jashtëzakonshme „Në biçikletë“ dhe përpjekjeve individuale, është e nevojshme që edhe shteti të përfshihen aktivisht në inkurajimin e mënyrave alternative të transportit. Përpjekjet rreth nismës Shkupi Veloqytet kanë dhënë rezultat, por ka ende punë për të bërë.

Për shembull, nëse jeni një çiklist nga Draçeva, jeni i shkëputur nga lagjet e tjera dhe jo vetëm kaq. Në Draçevë, për shkak të rrugëve të ngushta, trotuareve me vetura të parkuara dhe mungesës së (as 1 metër!) shtigjeve për biçikleta, çiklizmi jo vetëm që nuk rekomandohet, por është edhe i rrezikshëm!

Më pak konsumizëm, më tepër ekologji

iç e kemi vërejtur në fillim të krizës së mëparshme globale shëndetësore, pasi që ndodhi pandemia në shumë vende që konsideroheshin më të ndoturat, shkalla e ndotjes pësoi rënie.

Ne jetojmë në një epokë të konsumizmit të tepruar. Oqeanettokaujëratajri janë të ndotur. Nuk ka asnjë pjesë të globit ku njeriu nuk ka lënë gjurmë sa i përket shkatërrimit dhe ndotjes. Në mënyrë paradoksale, prodhuesit më të mëdhenj të mbetjeve janë vendet më të pasura, ato që janë më të përkushtuara për mjedisin jetësor, kurse gjithçka përfundon në vendet më të varfra.

Sigurisht që kriza ekonomike nuk do t’i ndihmojë këto vende, por ndoshta të paktën më pak mbetje do të përfundojnë në natyrën e tyre. E njëjta situatë është edhe në vendin tonë. Vendi ynë është ndër vendet më të varfra në Evropë (përsa i përket PBB-së), ne jemi importues të mbetjeve të huaja dhe lëndëve të para të dyshimtanatyra jonë po shkatërrohet në çdo hap (ndonjëherë edhe në emër të energjisë së rinovueshme), nga deponitë, përmes ndotjes së lumenjve, përmes joselektimit dhe mungesës së një sistemi efikas të riciklimit. Ka shumë shembuj të tjerë dhe e gjithë kjo shkon paralelisht me konsumizmin e pamend dhe të pamatur.

Reagimet ndaj ligjit për ndalimin e qeseve plastike në rrjetet sociale ishin ndër më të mëdhatë dhe më të zhurmshmet. Ndërsa në grupe si „Qese jo, faleminderit, mbaj një çantë“ anëtarët luftonin për ndalimin e qeseve plastike, shumica e luftëtarëve në rrjetet sociale protestonin për “të drejtat e qeseve”. Çfarë paradoksi. Më pas, përveç paradoksit, u prenë dorezat e qeseve dhe në fund vetëm supermarketet e mëdha respektuan ligjin, ndërsa tregjet dhe dyqanet më të vogla edhe më tej po i përdorin masivisht qeset plastike.

Megjithatë, një nga gjërat e para që pamë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ishte reduktimi i qeseve plastike në “fluturim të lirë” nëpër rrugë (që, përsëri, është thjesht një “muhabet”). Me ndalimin e plotë të plastikës për një përdorim, një pjesë shumë më e vogël e saj do të përfundojë në natyrë dhe në deponi (të mos harrojmë që atje nuk zhduket, por digjet ose shndërrohet në mikroplastikë).

Si mund të jetojmë në mënyrë më të zgjuar dhe më modeste, kurse të përfitojmë më shumë?

Kriza duhet të na mësojë se nuk mund të varemi nga burimet e pa rinovueshme të energjisë, se duhet të jemi të pavarur, të vetëqëndrueshëm si shtet dhe si individë, sepse kriza e parë më e rëndë do të na dërrmojë ekonomikisht. Të besojmë se nuk është vonë!

Për shembull, një familje mund të furnizohet me energji elektrike nga panelet fotovoltaike gjatë gjithë vitit, nëpërmjet përdorimit të kredive që janë fituar gjatë periudhës së verës. Deri para pak kohësh kjo ishte e pamundur në vendin tonë, por pas lajmeve të fundit, edhe pse me hapa ende të pasigurt si një dre i porsalindur, gjërat kanë filluar të përmirësohen.

Janë duke u marrë në konsideratë edhe shtëpitë me efiçiencë energjetike, që është një trend global dhe sigurisht që do të ishte mirë të ndiqet. Duket shumë herët për të menduar për të jetuar në harmoni me natyrën dhe të ashtuquajturin koncept të habitatit pasiv, por jemi në rrugë të mbarë.

Bota shkon disa hapa më tej me të ashtuquajturat shtëpi pasive. Imagjinoni, ekziston një shtëpi në Alpe që nxehet vetëm dhe vetëm nga energjia e diellit. Pa panele, vetëm me ndihmën e dritareve të mëdha. Ose një shtëpi në Spanjë që është e izoluar me material natyral (tapë) dhe nuk ka nevojë për ajër të kondicionuar! Gjithashtu interesant është edhe koncepti Earthship, që do të thotë të jetosh “jashtë rrjetit.”

Gjeniale apo? Por natyra ka bërë të njëjtën gjë për një kohë të gjatë. Gjithçka që duhet të bëjmë është të kërkojmë frymëzim atje. Milingonat kanë jetuar në planet për rreth 150 milionë vjet dhe në folenë e tyre të milingonave përdorin një sistem ajrimi natyral.

Çfarë mund të bëjmë personalisht për t’u përballur me krizën?

Kriza nuk varet nga qytetari i rëndomtë, në fakt ai mund të bëjë shumë pak për ta ndikuar atë. Por ai mund të bëjë shumë për të ndihmuar veten.

Disa nga gjërat që kemi përmendur tashmë janë kursimi në transport dhe ndërtimi (ose investimi në rinovime) i shtëpive të qëndrueshme. Me këtë kontribuojmë në uljen e konsumit të energjisë jo vetëm në shtëpinë tonë, por edhe në vendin tonë. Shteti do të prodhojë më pak energji (dhe ne e dimë që përqindja më e madhe e energjisë vjen nga burime të pista), dhe do të importojë dhe konsumojë më pak.

Kushdo që ka mundësi mund të kultivojë bimë, pula apo shpendë të tjera. Në këtë mënyrë do të jeni më pak të varur nga prodhimi industrial. Veganët kanë argumentuar prej kohësh kundër ngrënies së mishit dhe se sa ndotëse është industria ushqimore e mishit.

Argumenti është i vlefshëm, sigurisht, por shpesh harrojmë se bujqësia industriale ndot në të njëjtën masë, nëse jo në një masë më të madhe. Njerëzit e zgjuar (dhe ne i kemi ata) e dinë se prodhimi organik mund të jetë jo vetëm fitimprurës, për të plotësuar nevojat e popullsisë, por ky prodhim është i mirë për ne dhe mjedisin.

Përgatitja e turshive për dimër është një “art” i harruar i gjeneratave të mëparshme, por është koha për ta kthyer! Jo vetëm që kurseni para, por është edhe më i shëndetshëm (ju e dini se çfarë vendosni në atë që hani), kurse gatimi në shtëpi është shumë më i lirë sesa blerja ose porositja e ushqimit.

Ekzistojnë shumë më tepër këshilla për një mënyrë jetese më modeste, më të përgjegjshme, më të ndërgjegjshme dhe ato mund të gjenden në internet dhe në biseda me prodhueskompani dhe individë përgjegjës. Por kjo ndoshta është një temë për një rast tjetër.

Përfundim

Kriza ekonomike është sigurisht e keqe, por mund të jetë e mirë edhe për mjedisin. Nëpërmjet kërkesës më të ulët dhe prodhimit industrial më të ulët, deri te përdorimi i varianteve miqësore me mjedisin për transport (të mos harrojmë të përmendim edhe automjetet elektrike) rinovohet natyra. Redukton ndotjen e ajrit, ujit, tokës dhe oqeaneve. Investimi në burimet e rinovueshme të energjisë zvogëlon varësinë nga shteti dhe zvogëlon barrën mbi të, kurse me shtëpitë me efikasitet energjetik kursejmë më shumë energji.

Secili prej nesh mund të investojë dhe të punojë personalisht për vetë-qëndrueshmërinë, të kultivojë ushqim nëse mundet, të gatuajë në shtëpi dhe të përgatit turshi për dimër. E gjithë kjo përfshin më pak ushqim të paketuar, më pak mbeturina dhe një jetë më të shëndetshme. Përfitimet nga një jetë më e kujdesshme dhe më e përgjegjshme janë të shumëfishta, si për individin ashtu edhe për shtetin, veçanërisht në një kohë krize ekonomike.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button