Site icon PORTALB

Meksikë, 11 të vdekur nga sulmi mbi një hotel

Meksikë-SHBA

Së paku 11 persona humbën jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën nga të shtënat në një hotel në kryeqytetin meksikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se një grup i sulmuesve hapën zjarr të rastësishëm në një hotel në lagjen Lindavista, në veri të Meksikës.

Policia tha se sulmuesit vranë 11 dhe plagosën katër persona, dhe më pas i vunë zjarrin hotelit dhe dy bareve që gjendeshin në objektet e lidhura me hotelin.

Ekipet e zjarrfikësve dhe një shërbim i ambulancës kanë ndërhyrë, ndërsa policia është në kërkim të sulmuesve të arratisur.

Mediat lokale raportojnë se pas këtij incidenti me shumë gjasa qëndrojnë mosmarrëveshjet mes klaneve kriminale vendase.

Exit mobile version