Komisioni për Sëmundje Infektive të mërkurën do të diskutojë për linë e majmunit

Komisioni për Sëmundjet Infektive është duke monitoruar situatën me linë e majmiunit në botë, si dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të cilat aktualisht nuk parashikojnë kufizim të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave brenda vendeve ku nuk është regjistruar, tha zëdhënësi i Komisionit Zllate Mehmedoviq për MIA, transmeton Portalb.mk.

Të mërkurën, theksoi ai, është caktuar mbledhja e Komisionit, ndërsa një nga pikat e diskutimit do të jetë situata me linë e majmunëve në botë dhe mundësia e transmetimit të mundshëm tek ne dhe gatishmëria e sistemit për t’u përballur me një epidemi apo pandemi të mundshme që do të ndodhte në botë dhe te ne.

“Çfarë do të diskutohet në mbledhjen e Komisionit për Sëmundjet Infektive të mërkurën, do të informojmë pas përfundimit të saj, për atë se çfarë planifikojmë të zbatojmë si aktivitete në mënyrë që sistemi të jetë sa më i përgatitur për një epidemi të mundshme që mund të ndodhë”, shtoi Mehmedoviq.

Statistikat e fundit të OBSH-së të dy ditëve më parë janë se lija e majmunëve është regjistruar në 12 vende. Nga rajoni deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, por autoritetet greke njoftuan dje se kanë regjistruar një rast të dyshimtë dhe bëhet fjalë për një turist i cili ka ardhur në Greqi nga Anglia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button