Microsoft prezantoi versionin beta të Outlook për Windows ku klienti deskotp do të bëhet shumë i ngjashëm me versionin në ueb. Ndërsa imazhet dhe dizajni i aplikacionit janë publikuar prej kohësh online, lajmi i Microsoft jap mundësinë të provojmë funksionalitetet që mund të presim, transmeton PCWorld.al.
Gjithashtu është ndërtuar një sistem i ri për të bashkëngjitur skedarët. Nëse keni diçka të ngarkuar në cloud, mjafton të shtypni simbolin @ dhe më pas emërtimin e skedarit. Gjatë kohës që shkruani skedarët shfaqen live.
Microsoft ka shtuar edhe disa funksionalitete kalendari dhe to-do. Disa janë të thjeshta si mundësia për të ngjitur e-mail-et në krye të postes që do të thotë se ato qëndrojnë aty derisa ti hiqni vetë. Nga ana tjetër përdoruesit mund të klikojnë dhe tërheqin e-mail-et në një listë to-do ose si evente kalendarike.
Ndërsa të gjitha këto funksionalitete nuk përbëjnë risi në vetvete, ato janë të reja për klientin desktop. E thënë thjeshtë ueb aplikacioni i Outlook është konvertuar në një aplikacion desktop.