Site icon PORTALB

Zelenski: Vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodimir Zelensky, foto: Profili i Talat Xhaferit në Facebook

Volodimir Zelensky

Duke folur në televizionin kombëtar, presidenti i Ukrainës, sugjeroi se vendi i tij mund të ishte fitues kundër Rusisë në fushën e betejës. Megjithatë, ai shtoi se lufta mund të ndalet përfundimisht vetëm “në tryezën e bisedimeve”, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë, luftime të ashpra po zhvillohen në dhe rreth Severodonetskut, ndërsa forcat ruse shtojnë përpjekjet për të kapur të gjithë rajonin e Luhanskut.

Përfundimi i luftimeve në qytetin port jugor të Mariupolit ka liruar trupat ruse për t’u zhvendosur diku tjetër dhe i ka lejuar ata të intensifikojnë sulmin e tyre në lindje.

Guvernatori lokal Serhiy Haidai tha se rusët po “shkatërronin” Severodonetskun pasi ata gradualisht e rrethuan atë.

BBC njoftoi se se Rusia kishte rritur sulmet e saj të artilerisë dhe ajrore, si dhe sulmet me raketa në Luhansk, ndërsa ukrainasit janë të detyruar të tërhiqen.

Zelenski tha se konflikti “do të jetë i përgjakshëm, do të ketë luftime, por ai do të përfundojë përfundimisht vetëm përmes diplomacisë”.

Por ai tregoi se kjo nuk do të ishte e lehtë, pasi asnjëra palë nuk donte të hiqte dorë nga asgjë.

Të martën, negociatori kryesor i Kievit, Mykhaylo Podolyak, tha se bisedimet ishin në pritje.

Të nesërmen, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi autoritetet e Kievit se nuk duan të vazhdojnë bisedimet për t’i dhënë fund armiqësive.

Agjencitë ruse të lajmeve thonë se takimi i fundit ka ndodhur gati një muaj më parë, më 22 prill.

Duke mos parë përfundimin e luftimeve, SHBA po dërgon më shumë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare.

Përndryshe, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit, presidenti i Rusisë- Vlladimir Putin këtë e quan “operacion ushtarak”. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend. Perëndimi dënoi këtë sulm duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme ekonomike dhe diplomatike.

Exit mobile version