Erik Lamela e Luiz Gustavo janë afër të nënshkruajnë me skuadrën italiane, Inter.
Interi i Erick Thohirit dëshiron që në stinorin e ri të jenë shumë më të suksesshëm se në stinorin i cili përfundoi këtë muaj në Serie A.
Kësisoj, presidenti ‘zikaltër’ ka vendosur të ‘derdh’ para për të siguruar shërbimet e disa lojtarëve.
Thohir konfirmoi se janë afër për të nënshkruar me Erik Lamelan e Tottenhamit si dhe me anëtarin e Wolfsburgut, Luiz Gustavo, mirëpo ende kanë mbetur edhe disa ҫështje me klubet e tyre.
“Gjithҫka varet si shkon afati kalimtar”, u shpreh Thohir për Sky Italia.
“Disa media kanë raportuar për interesimin tonë për Dzekon dhe Moratan, mirëpo nëse klubet e tyre nuk dëshirojnë t’i shesin ata lojtarë, atëherë ne nuk do të bëjmë asgjë”, shtoi tutje presidenti ‘zikaltër’.