Qeveria e Maqedonisë së Veriut e miratoi rebalancin e Buxhetit për vitin 2022

Sot në seancën e 47-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar rebalancin për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar procedurat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Qeveria sqaroi që këto ndryshime janë për qëllime të ndryshme, duke llogaritur edhe në krizën, ristrukturimin e shpenzimeve, në përputhje me ndryshimet makroekonomike në pjesën e parë të këtij viti.

“Ndryshimet e propozuara dhe plotësimet, me shkurtimin e shpenzimeve joproduktive në emër të solidarizimit me pasojat e krizës aktuale, do të mundësojë siguri më të madhe të standardit jetësor të qytetarëve”, vlerësojnë nga Qeveria, duke theksuar që nesër do të shpalosen detaje nga Ministria e Financave.

Qeveria gjithashtu vlerësoi që masat anti-krizë kanë sjellë rezultate pozitive në buxhetin e shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button