Site icon PORTALB

Numri i udhëtarëve që e shfrytëzojnë transportin publik është dyfishuar në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tre muajve të parë të vitit 2022, transportin ajror e kanë shfrytëzuar 348 494 udhëtarë, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 154 709 udhëtarë, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë – T1 të vitit 2022, numri i pasagjerëve të transportuar në transportin rrugor është 762 mijë, në transportin urban-periferik është 9 705 mijë, në atë hekurudhor 61 mijë, ndërsa numri i pasagjerëve të transportuar me transport ajror është 348 494”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që sasia e mallrave të transportuar me transportin rrugor është rritur për 30 përqind, përmes transportit hekurudhor për 18.1 përqind, ndërsa te ai ajror është regjistruar rritje për 4.5 përqind.

Exit mobile version