Site icon PORTALB

RMV, në fund të muajit do të organizohet konferenca “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”

fake news lajme te rrejshme dezinformata

Foto ilustrim

Më 31 maj të këtij viti, duke filluar nga ora 12:00, në Shkup do të mbahet konferenca “Përballja me dezinformatat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, kushtuar qasjes shumëdimensionale për zgjidhjen e këtij problem përmes angazhimit të institucioneve shtetërore, mediumeve të pavarura, organizatave qytetare, bashkësive akademike dhe sektorit privat, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja do të zhvillohet në hotelin “Panoramika” dhe do të jetë në formë hibride, ndërsa do të jetë e hapur edhe për publike. Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen KËTU, derisa agjenda e konferencës gjendet në KËTU.

Konferenca do të sigurojë një platformë për diskutimin e palëve të interesuara që punojnë në zhvillimin e demokracisë përmes luftë kundër dezinformatave dhe përmirësimin e lirisë së shprehjes.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë institucionet përkatëse, profesionistë, sektori civil dhe pjesëtarë nga komuniteti ndërkombëtar. Ngjarja do të mbahet në dy sesione punuese.

Exit mobile version