Site icon PORTALB

Thaçi: PDSH do të vazhdojë të jetë konstruktive

Takimi Thaçi - Berth

Takimi Thaçi - Berth

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë e priti shefin e Misionit të OSBE në Maqedoni, Ambasadorin Ralf Breth.

Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, zgjedhjet të parakohshme parlamentare dhe ato presidenciale, integrimin euroatlantik, si dhe tema të tjera me interes të dyanshëm.

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi në takim ka ripërsëritur qëndrimin se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të mbajë qasje konstruktive në veprimin e saj politik dhe ka shprehur interesimin që sa më shpejt të debllokohen proceset integruese të vendit.

Nga ana tjetër Ambasadori i OSBE-së Ralf Breth ka vlerësuar lartë konstruktivitetin e treguar të Partisë Demokratike Shqiptare.

Exit mobile version