Site icon PORTALB

Shqipëria regjistroi inflacionin më të lartë ndër vite

Tirana, foto nga Anadolu Agency

Në muajin prill, Shqipëria regjistroi inflacionin më të lartë ndër vite për shkak të krizës nga lufta në Ukrainë. Por, rritja e çmimeve rezulton më ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku krizën më të madhe po e kalojnë vendet fqinje me Ukrainën, raporton EN.

Faturat për transport dhe ushqime u shtrenjtuan në prill, duke e çuar inflacionin në Shqipëri në 6.1%. Efekti zinxhir preku dhe grupmallrat e tjerë në rritjen e shpejtë të çmimeve, pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.

Por në krahasim me të gjithë vendet e BE, inflacioni ishte më i ulët, muajin e kaluar.

Në përpunimin e INSTAT, kriza më e madhe në cmimet e tregut ka prekur, Estoninë, Lituaninë, Çekinë, Letoninë e Poloninë, vende këto që janë më pranë kufirit të Ukrainës dhe preken direkt nga shkëmbimet tregtare.

Në krahun tjetër, vetëm Zvicra ka përjetuar inflacion nën 3% dhe nën mesataren e BE-së janë edhe 13 shtete të tjera, përfshi Gjermaninë, Italinë, Norvegjinë e Francën.

Qeveria shqiptare dhe Banka Qendrore parashikojnë që çmimet e larta do na shoqërojnë për kohë të gjatë, por sot tregjet po funksionojnë normalisht dhe nuk ka mungesë të mallrave apo lëndëve të para.

Exit mobile version