Site icon PORTALB

Sportisti Ivan Kuliak u dënua pasi mbante simbolin që mbështet agresionin rus në Ukrainë

Ivan Kuliak, printscreen nga Youtube

Ivan Kuliak, printscreen nga Youtube

Sportisti rus Ivan Kuliak është dënuar me një vit pezullim për mbajtjen e një simboli rus të luftës në një garë në Katar, shkruan BBC Sport, transmeton Portlab.mk.

Kuliak e fitoi medaljen e bronztë në finale të Kupës Botërore në Doha. Në këtë ngjarje ai u shfaq me një shkronjë ‘Z’ të ngjitur në gjoks ndërsa qëndronte pranë ukrainasit Illia Kovtun, i cili fitoi medaljen e artë.

Kuliak tani duhet të kthejë medaljen e tij, por ka të drejtë të ankohet brenda 21 ditëve.

Shkronja Z u bë simbolikë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Këtë shkronjë e gjen në tanket dhe automjetet ushtarake, si dhe shumë politikanë pro luftës së Rusisë e mbajtën si simbol.

Çfarë do të thotë “Z” dhe pse u bë simbol i luftës për Rusinë?

Exit mobile version