Site icon PORTALB

Interneti satelitor “Starlink” së shpejti i disponueshëm edhe në Maqedoni

Foto nga Forest Katsch në Unsplash

Foto nga Forest Katsch në Unsplash

Shërbimi i internetit satelitor StarLink i kompanisë SpaceX  që nga java e kaluar është i disponueshëm në 32 vende të botës, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të kompanisë dhe hartës së publikuar, mund të shihet se Starlink tani është i disponueshëm në shumicën e Shteteve të Bashkuara, Evropës, Zelandës së Re, Kanadasë, Australisë dhe Amerikës së Jugut.

Nga SpaceX thonë se shërbimi në këto vende do të ofrohet menjëherë, gjë që përbën përmirësim në krahasim me të kaluarën kur klientët prisnin me muaj të tërë për të marrë shërbimin me pagesë.

Sipas hartës së publikuar, pjesa më e madhe e botës është e lyer me ngjyrë blu të errët, që do të thotë se në ato pjesë shërbimi do të jetë i disponueshëm së shpejti. Ndër këto vende është edhe Maqedonia e Veriut, për të cilën shkruhet se “Starlink” do të vihet në dispozicion në tremujorin e dytë të këtij viti, ashtu si edhe në Shqipëri.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, shërbimi i internetit satelitor SpaceX do të jetë i disponueshëm në fund të këtij viti, ndërsa në Serbi do të futet në vitin 2023.

Starlink premton shpejtësi më të madhe dhe vonesë më të ulët se ofruesit e tjerë satelitorë. Pas disa vitesh lansim, kompania ka mbledhur një plejadë prej mbi 2000 satelitësh në orbitën e ulët të Tokës.

Exit mobile version