Gerasimovski emëroi Dushko Kocevskin drejtor të ri të “Parkingjet Qendër” pasi Kiçevskit i përfundoi mandati

Dushko Kocevski është u.d drejtor i NP “Parkingjet Komuna Qendër”. Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski e emëroi në këtë funksion pasi drejtorit të deritanishëm Vasko Kiçevski, i përfundoi mandati, transmeton Portalb.mk.

Kocevski në kohën e ish-kryetarit Petre Shilegov ishte zëvendësdrejtor i NP “Parkingu i Qytetit”.

Drejtori i deritanishëm Kiçevski tha se në katër vitet e fundit derisa ishte në krye të ndërmarrjes, NP “Parkingjet e Komunës Qendër” u bë ndërmarrja e parë në vend që u digjitalizua plotësisht duke prezantuar një ueb platformë të re dhe aplikacion mobil përmes të cilave qytetarët mund të përdorin shpejt, lehtë dhe thjesht shërbimet e kompanisë dhe parkingjeve që ajo menaxhon në mënyrë elektronike.

“Futëm trendin global të riciklimit përmes projektit “Edhe mbetjet kanë vlerë!” dhe ngritëm 25 makineri shitëse kthimi për shishe të plastikës dhe kanaçet me qëkkim që t’ motivojmë banorët që të përfshihen në ruajtjen e pastërtisë publike përmes depozitimit, grumbullimit dhe riciklimit selektiv të mbeturinav, që ka rëndësi të madhe për sigurimin e një mjedisi jetësor të shëndetshëm dhe të pastër në komunë. Zhvilluam edhe fushatën “Për pastrimin e Qendrës nga automjetet e dëmtuara” për të liruar hapësirat e parkimit dhe hapësirat publike në territorin e Komunës Qendër që janë të zëna nga automjete dhe rimorkio të dëmtuara dhe të braktisura që paraqesin rrezik për banorët dhe mjedisin jetësor”, tha Kiçevski.

Ai tha se gjatë mandatit të tij janë realizuar një sërë fushatash për ndërgjegjësimin e qytetarëve për parkim të ndërgjegjshëm dhe për përdorimin e një mjeti alternativ të transportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button