Site icon PORTALB

Tërmet në Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Serbi

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter tronditi Greqinë fqinje një natë më parë, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), transmeton Meta.mk.

Epiqendra e tërmetit ishte 26 km nga ishulli i Kios dhe 87 km nga Karabaglar në Turqi.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, nuk ka rrezik për cunami apo përshkallëzim të madh të situatës.

Tërmete u regjistruan edhe 72 km larg qytetit shqiptar të Elbasanit. Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë të shkallës Rihter tronditi Serbinë 9 km larg qytetit të Çaçakut.

Exit mobile version