Site icon PORTALB

Në Maqedoni votohet për euro-deputetët bullgar

Bullgarët votuan në Shkup

Bullgarët votuan në Shkup

Qindra bullgarë që jetojnë në Maqedoni sot kanë votuar në ambasadën bullgare në Shkup, për zgjedhjet bullgare për Parlamentin Evropian.

Dhjetëra qytetarë po prisnin radhët e gjata nga orët e para të mëngjesit për të dhënë votën e tyre.

Qytetarët që kanë votuar theksuan se janë nga Maqedonia, por ata i takojnë komunitetin bullgar.

Sipas tyre, ardhmëria evropiane e këtij vendi varet nga disponimi bullgar, andaj këto zgjedhje janë të rëndësishme për zërin bullgar në Parlamentin Evropian, përmes evrodeputetëve të rinj. (INA)

Exit mobile version