Site icon PORTALB

ESHS: 451.900 qytetarë jetojnë nën kufirin e varfërisë, nga të cilët 30.3% janë fëmijë nën 17 vjeç

Analiza ekonomike, ekonomi, shkup, analize, varferi, cmime

Foto nga Portalb.mk/Suad Bajrami

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), numri i qytetarëve të varfër që jetojnë nën kufirin e varfërisë në vend për vitin 2020 ishte 451.900, transmeton Meta.mk.

Sipas treguesve të varfërisë, shkalla e varfërisë në vitin 2020 ishte 21.8 për qind, që është një rritje në krahasim me vitin 2019 kur kjo përqindje ishte 21.6 për qind.

Shkalla e varfërisë e familjeve të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë është 20.7 për qind, shkalla e të punësuarve të varfër është 7.9 për qind, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 7 për qind. Koeficienti “Xhini” (masë e pabarazisë së të ardhurave) është 31.4 për qind.

Të dhënat janë shqetësuese pasi shkalla më e lartë e varfërisë është te fëmijët nën 17 vjeç, ku 30.3 për qind jetojnë në varfëri.

Exit mobile version