Të udhëhequr nga Britania parashutistët e NATO-s do të kryejnë trajnime në Maqedoninë e Veriut 

Që nga 24 marsi, ushtarët nga tetë shtete të NATO-s kanë filluar të arrijnë në Maqedoninë e Veriut për stërvitjen SWIFT RESPONSE 22, një stërvitje e forcave aleate ajrore, pjesë e një serie më të gjerë të stërvitjeve që po zhvillohen në të gjithë Evropën lindore, njofton ambasada britanike në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

1.800 parashutistë nga Brigada e 16 e Sulmit Ajror e Mbretërisë së Bashkuar kanë ardhur në Maqedoninë e Veriut për të kryer trajnim së bashku me shtatë vende të tjera të NATO-s duke përfshirë forca nga Maqedonia e Veriut në katër lokacione të ndryshme rreth vendit.

Stërvitje ushtarake, foto: Ambasada britanike në Shkup
Stërvitje ushtarake, foto: Ambasada britanike në Shkup

Gjatë javëve të ardhshme 2.700 Ushtarë nga Shqipëria, Franca, Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA do të zhvillojnë ngjarje trajnimi duke përfshirë trajnimin e drejtpërdrejtë me municion luftarak si dhe kërcime ditore dhe të natës me parashutë. Trajnimi do të demonstrojë aftësinë e shteteve të NATO-s për t’u vendosur kudo në botë dhe se ushtarët e tyre mund të operojnë së bashku profesionalisht dhe me sukses. Ky ushtrim vjetor, që po ndodh këtë vit në Maqedoninë e Veriut, është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë evropiane, duke ofruar  forca të cilat janë në gatishmëri të lartë për një sërë rolesh, duke rritur kapacitetin dhe duke plotësuar marrëveshjen e sigurisë së NATO-s dhe marrëveshjet e tjera evropiane dhe globale.

Brigada e 16 e sulmit ajror ka vendosur mbi 1.800 ushtarë të përbërë nga Parashutistë, Inxhinierë, Artileri, Specialistë të Logjistikës, Mjekë, Kundërzbulim Ushtarak, Specialistë Komunikimi, Specialistë të Trupave Ajrore të Ushtrisë, RAF, Mekanikë dhe Specialistë për Asgjësim të Ordinancave Eksplozive. Brigada vendos ushtrime dhe operacione në nivel global me të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme për të mbajtur veten, të cilat përfshijnë helikopterë, si transportues personeli me rrota dhe për terren, armë artilerie dhe një mori mjetesh logjistike dhe inxhinierike.

This slideshow requires JavaScript.

Oficeri komandues i Forcave Mbretërore Inxhierike Parashutiste, nënkoloneli Jack Crossley, është në Maqedoninë e Veriut që nga 24 marsi. Ai ka mbikëqyrur lëvizjen e Brigadës nga Mbretëria e Bashkuar në Maqedoninë e Veriut. Ai vëren, “Lëvizja e gati 2000 trupave britanike dhe të gjitha automjeteve dhe pajisjeve që vijnë me një brigadë në të gjithë Evropën dhe në Maqedoninë e Veriut ka qenë një detyrë gjigante, të cilën ne nuk do të mund ta kishim bërë në mënyrë aq efikase pa mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe forcave të armatosura.”

“Ne kemi pasur një mikpritje jashtëzakonisht të ngrohtë dhe tani jemi vendosur, të gatshëm për të filluar stërvitjen kryesore me ushtarë nga Maqedonia e Veriut dhe gjashtë vende të tjera partnere. Kjo është hera ime e parë që vizitoj Maqedoninë e Veriut dhe jemi shumë me fat që na është dhënë mundësia jo vetëm që të trajnojmë këtu, mirëpo të eksplorojmë një vend kaq të bukur dhe të mësojmë më shumë rreth kulturës së Maqedonisë”, shton Nënkoloneli Jack Crossley.

Roli thelbësor i Brigadës së 16 të Sulmit Ajror është të mirëmbajë Air Assault Task Force, një grup luftarak që mbahet në gatishmëri të lartë për tu vendosur në të gjithë botën për një spektër të plotë të misioneve, nga operacionet jo-luftarake të evakuimit e deri në luftime në  luftë. Ajo është në krye të zhvillimit të ndërveprimit me Divizionin 82 Ajror të Ushtrisë së SH.B.A.-së dhe Brigadën Parashutiste 11E të Ushtrisë Franceze.

Vitet e fundit ushtarët e brigadës janë vendosur shumë herë në operacionet në Afganistan dhe Irak si dhe kanë mbështetur autoritetet civile në MB. Së fundmi, ushtarët nga Brigada 16 janë vendosur për të mbështetur evakuimin e personelit nga Afganistani në Operacionin PITTING në gusht 2021. Brigada gjithashtu ka mbështetur shërbimet e emergjencës gjatë përmbytjeve në fillim të vitit 2014 dhe ka qenë një element i rëndësishëm i ekipit të sigurisë për Olimpiadën në Londër në 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button