RMV, mbaruan bisedimet ndërmjet Sindikatës dhe Ministrisë për rrogat e mësimdhënësve dhe edukatorëve

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka njoftuar se kanë mbaruar bisedimet me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me rrogat e mësimdhënësve dhe kërkesat tjera të parashtruara para fillimit të grevës, transmeton Portalb.mk.

“Mbaroi xhiro e sotme e bisedimeve me MASH-in, nën kujdesin e një pajtues. Gjithë çështjet që janë hapur, në bazë të kërkesave tona, janë diskutuar, analizuar, argumentuar nga të dy palët. Bisedimet vazhdojnë të premten, kur presim edhe përgjigje konkrete për propozimet tona”, deklarojnë nga Sindikata.

Ndryshe, më 28 prill Sindikata kishte vendosur që të pezullojë grevën në institucionet edukativo-arsimore me qëllim që t’i jep hapësirë Qeverisë për negociata 10 deri 20 ditë.

Në rast se nuk ka zgjidhje të problemit në këtë periudhë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë (MASH) dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS), Sindikata paralajmëroi që përsëri do të aktivizohet greva.

SASHK-u e filloi grevën më 11 prill me kërkesë për rritje të pagave dhe disa kërkesa tjera. Në periudhën e grevës, mësimdhënësit kanë refuzuar dy oferta të Qeverisë, fillimisht rritjen e pagës për 10 përqind, pastaj 12 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button