RMV, në mesnatë do të shtrenjtohen derivatet

Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) njoftoi se ka miratuar vendim, me të cilin prej sonte në mesnatë do të rritet çmimi me pakicë i derivateve të naftës, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit, benzina do të shitet më shtrenjtë për 2 denarë, ndërkaq dizeli për 1.5 denarë. Gjithashtu, çmimi i vajit ekstra të lehtë është rritur për 1 denarë për litër, ndërkaq mazuti për 0.510 denarë për kilogram.

  • Benzina eurosuper BS95 – 86 denarë për litër;
  • Benzina eurosuper BS98 – 88 denarë për litër;
  • Dizeli – 87 denarë për litër;
  • Vaji ekstra i lehtë për amvisëri – 85 denarë për litër;
  • Mazuti – 52.294 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button