Site icon PORTALB

FIFA ka dënuar Senegalin me një ndeshje pa tifozë

FIFA

FIFA ka vendosur të penalizojë Senegalin me një ndeshje pa tifozë për ngjarjet në ndeshjen play-off të eliminatoreve të Kampionatit Botëror, raporton Anadolu Agency (AA).

FIFA ka marrë vendim në lidhje me ndeshjen e luajtur në muajin mars, me të cilën Senegali arriti plasim në Kampionatin Botëror pasi mposhti Egjiptin me rezultatin 3:1 në shtëpi me penallti.

Duke shqyrtuar pankartat dhe incidentet raciste në tribuna kundër futbollistëve egjiptianë, dhe pengimin e Mohammed Salah përmes dritave lazer gjatë gjuajtjes së penalltive, FIFA vendosi të ndëshkojë Federatën e Futbollit të Senegalit me një ndeshje pa audiencë dhe një gjobë prej 180.000 dollarë.

Exit mobile version