Site icon PORTALB

Policia arrestoi 10 persona gjatë kontrollit në objekte hotelerike në Shkup, tek ata është gjetur drogë

MPB, korona virus, orë policore

Nëpunësit policorë të SPB Shkup mbrëmë kanë kryer kontrolle në objektet hotelerike në zonën e Shkupit me çka janë privuar nga liria 10 persona. Ata dyshohen për “prodhim dhe shitje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorsëve”, transmeton Portalb.mk.

“Te Z.D. (39) nga Manastiri, V.K.(33) nga Struga dhe I.T.(21) dhe M.B. (19) nga Kumanova, B.E. (37), E.B.(24) dhe M.H. (25) nga Kosova, V.C.(50), G.C. (47) dhe L.M. (18) nga Shkupi është gjetur marihuanë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Personat janë dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohet kallëzim adekuat kundër tyre.

 

Exit mobile version