Site icon PORTALB

Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut do të mund të aplikojnë deri më 25 maj për bursë studimore në Japoni

Foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti

Studentët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 25 maj për të fituar bursë për studime në Japoni, transmeton Portalb.mk.

“Kandidatët e zgjedhur do të kontaktohen për testime dhe intervista të planifikuara për gjysmën e dytë të muajit qershor të vitit 2022”, deklarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, duke bashkangjitur edhe një adresë me Shembuj për pyetjet nga provimet e kaluar me shkrim.

Dokumentet duhet të dërgohen në anglisht ose të përkthyera zyrtarisht në e-mailin galina.stachkova@sk.mofa.go.jo, ndërsa ato origjinale në objektin e Ambasadës së Japonisë në Qendrën Soravia – Shkup.

Të rinjtë mund të aplikojnë për programin studentor për hulumtime dhe programin për studime deridiplomike.

Exit mobile version