Shqiptarët kudo që janë, do të kenë shtetësinë shqiptare, premtoi sot Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar ka premtuar se shqiptarët kudo ku janë do të kenë nënshtetësinë shqiptare, raporton OraNews.

Po ashtu ai tha se shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë shtetësinë shqiptarë, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë.

Shqiptarët kudo që janë, do të kenë shtetësinë shqiptare. Shqiptarët në Kosovë në një marrëveshje me qeverinë e Kosovës, do të gëzojnë këtë shtetësi apo dy shtetësi, njëlloj si qytetarët shqiptarë, këtu apo në Kosovë. Miqtë e mi, këto 8 vite koha pothuajse ka ndaluar në raport me integrimin evropian dhe kohën e ngadalësojnë vetëm diktaturat. Në pamje të parë ne nuk jemi diktaturë, por de fakto ne jemi”, deklaroi Berisha.

Ndryshe, rreth tre për qind e totalit të popullsisë rezidente në Maqedoninë e Veriut kanë shtetësi të dyfishtë. Shumica prej tyre, rreth 37 për qind, përveç asaj të Maqedonisë, kanë edhe shtetësi të Bullgarisë, ndërsa gjysma e personave me dyshtetësi janë të rinj të moshës prej 20 deri në 34 vjeç dhe popullsi aktive prej 35 deri në 49 vjeç, tregojnë të dhënat e Regjistrimit të popullsisë 2021, që i publikoi sot Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button