Site icon PORTALB

U arrestua 25 vjeçari pasi e shantazhoi një qytetar se do t’i publikojë materiale në internet

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 25 vjeçarin nën dyshimet se ka shantazhuar një person se do t’i publikojë materiale në internet, transmeton Portalb.mk.

“U arrestua 25 vjeçari A.A. nga fshati Lubin në Shkup, pasi ka kërcënuar një shkupjan se do t’i publikojë materiale komprometuese nëse nuk jep para”, sqarojnë nga Policia e Maqedonia, ndërsa ndaj tij është paralajmëruar kallëzim penal në bazë të nenit 259 nga Kodi Penal.

Raportohet që viktima në momentin që është kërcënuar, e ka paraqitur rastin në polici dhe në bashkëpunim me prokurorin e publik kanë arritur të kapin në flagrancë të dyshuarin.

Exit mobile version