RMV, vazhdon greva në shkolla, në çerdhe ndërpritet

Greva e Sindikatës për Arsim dhe Shkencë (SASHK) vazhdon në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa çerdhet do i kthehen punës normale. Ky ishte përfundimi i mbledhjes së sotme të Këshillit të SASHK-ut, ku kryetari Jakim Nedelkov tregoi se kanë analizuar ofertën nga Qeveria për rritje prej 12% të pagave në arsim së bashku me antarsinë, dhe nga gjithësej gjithsej 480 sindikata, 388 ishin pro vazhdimit të grevës dhe 83 për thirrje për ndërprerjen e grevës. Ministri i Arsimit nga ana tjetër, apeloi te drejtorët e shkollave që të organizojnë mësimin, transmeton Portalb.mk.

“Nga gjithsej 480 sindikata, 388 ishin pro vazhdimit të grevës dhe 83 për thirrje për ndërprerjen e grevës. Shumica e tyre janë nga sindikata për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa sindikatat e arsimit fillor dhe të mesëm janë deklaruar për vazhdimin e grevës. SASHK, duke marrë parasysh rezultatet e përmbledhura, ka vendosur që greva në arsimin fillor dhe të mesëm të vazhdojë edhe nesër deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Jakim Nedelkov.

Në çerdhe do të ndërpritet greva ndërsa greva në shkolla vazhdon deri në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciproke.

Këshilli i SASHK-ut ka vendosur që të mërkurën më 4 maj 2022 të organizojë protestë masive para Qeverisë.

Vendimit të SASHK-ut për vazhdimin e grevës nëpër shkolla i ka paraprirë ardhja e rreth 300 anëtarëve të saj para selisë së Sindikatës në mesditë, të cilët janë shprehur të pakënaqur për rritjen e ofruar të pagave prej 12% dhe ndërprerjen e mundshme të grevës.

Nga ana tjetër, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri pas vendimit të SASHK-ut, bëri thirrje që drejtorët e shkollave të organizojnë mësimin.

“Dje arritëm marrëveshje me SASHK, e cila nga përfaqësues të partnerëve social, në prani të udhëheqësisë së lartë të Konfederatës Evropiane për Sindikatat e Arsimit, u prezantua para gjithë publikut: 12% rritje pagash në arsim nga korriku, përcaktim i përbashkët i metodologjisë për rritjen e pagave që do të aplikohet nga viti 2023 dhe pagesa e pagës për pushim vjetor poashtu nga viti i ardhshëm. Por fjala e SASHK-ut nuk zgjati as edhe njëzet e katër orë. Vendimi i kryesisë sindikale sot ka ndryshuar në dëm të të rinjve tanë, nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme. Ftojmë drejtorët e shkollave, si përgjegjës për organizimin e punës së këtyre institucioneve arsimore, që nga nesër t’i hapin dyert e shkollave dhe të vazhdojnë me organizimin e mësimit në përputhje me ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm. Ata kanë kompetenca dhe janë përgjegjës për mosveprimin e tyre. Gjithashtu u bëjmë thirrje prindërve/kujdestarëve të nxënësve që nga nesër të vazhdojnë dërgimin/sjelljen e fëmijëve në shkollë”, shkroi Shaqiri,

SASHK-u dhe Qeveria dje arritën marrëveshje për rritjen e pagave të mësimdhënësve për 12 për qind, ndërkaq kërkesa fillestare e SASHK-ut ishte që pagat të rriten për 18.4 për qind.

Që nga fillimi i grevës, zyrtarët e qeverisë u kanë bërë thirrje vazhdimisht mësimdhënësve që të vazhdojnë mësimin dhe të kërkojnë zgjidhje për pagat nëpërmjet dialogut social.

SASHK-u e filloi grevën më 11 prill me kërkesë për rritje të pagave dhe harmonizimin e tyre me pagën minimale, e cila nga marsi është 18 mijë denarë. 

Nëse kemi parasysh se paga minimale në vend është 18.000 denarë, numër ky që shumëzohet me koeficientin e kompleksitetit të punës, i cili për pozitën mësues në arsimin fillor është 2.503, atëherë del se paga e një mësues duhet të jetë 45.054 denarë. Për një profesor në arsimin e mesëm ky koeficient është 2.533, që do të thotë se paga e arsimtarit në arsimin e mesëm duhet të jetë 45.594 denarë. Për pozitën e pastruesit koeficienti është 1.3, që do të thotë se një pastruesit në shkollë do të merrte pagë prej 23.400 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button