Site icon PORTALB

Ushtroi dhunë fizike ndaj një qytetari, kallëzim penal ndaj një polici në Maqedoninë e Veriut

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona

Foto arkiv nga Portalb.mk

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj një punonjësi të policisë në lidhje me dyshimet për ushtrim të dhunës gjatë kryerjes së detyrës, transmeton Portalb.mk.

Polici F.M. i punësuar në Repartin për intervenime policore në SPB Shkup akuzohet në bazë të nenit 143, paragrafi 1 nga Kodi Penal për “maltretim gjatë kryerjes së punës zyrtare”.

I dyshuari para një muaji kishte përdorur dhunë ndaj qytetarit T.G. nga Manastiri, ndërsa ndaj tij është paralajmëruar masë disiplinore.

Exit mobile version