Site icon PORTALB

Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë stërvitje të re të përbashkët ushtarake

Stërvitje ushtarake Rusi - Bjellorusi, foto: Ministria ruse e Mbrojtjes

Stërvitje ushtarake Rusi - Bjellorusi, foto: Ministria ruse e Mbrojtjes

Rusia dhe Bjellorusia do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake duke filluar nga sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Trajnimi i përbashkët i shtabeve do të mbahet në Forcat Ajrore dhe Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Bjellorusisë më 26-29 prill me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse”, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një deklaratë.

Dy aleatët zhvilluan gjithashtu stërvitje ushtarake në muajin shkurt, në javët para luftës së Rusisë në Ukrainë.

Exit mobile version