Site icon PORTALB

Invazioni rus në Ukrainë me pasoja për refugjatët kudo në botë

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

Pamje nga lufta në Ukrainë, foto: AA

UNHCR konstaton një keqësim të dukshëm të situatës së refugjatëve në të gjithë botën për shkak të luftës në Ukrainë, transmeton DW.

“Konflikti e ka keqësuar edhe më tej situatën e 84 milionë njerëzve në botë të larguar nga vendlindja, kjo pas ngushticave botërore në furnizimet ushqimore dhe shtrenjtimit të ndjeshëm të ushqimeve”, u shpreh Roland Bank nga dega e UNHCR-së për Gjermaninë.

Miliona vetë kanë humbur burimet e të ardhurave si pasojë e pandemisë dhe krizën ekonomike të lidhur me të.

“Frika është se kriza e Ukrainës do të ashpërsojë edhe më shumë këtë vit mungesat e artikujve ushqimorë dhe shtrenjtësinë”, tha Bank.

Çmimet e rritura për lëndët e para po ashtu e vënë para sfidash të mëdha furnizimin me ndihma humanitare dhe punën e UNCHR, shpjegon Bank.

“Tani ajo që vlen është të pengojmë mosushqimin sa duhet të fëmijëve dhe strategji të dëmshme si borxhet e thella apo punën e minorenëve, duke siguruar të paktën për refugjatët ushqimin bazë”, thekson përfaqësuesi i UNHCR.

Ndryshe, sot u bënë dy muaj që kur Rusia filloi invazionin e saj në Ukrainë, apo konkretisht sot është dita e 60-të e luftës. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se ushtria ruse po përpiqet të rrisë shpejtësinë e operacionit për të siguruar kontroll të plotë mbi rajonet Donetsk dhe Luhansk në lindje të Ukrainës. Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llody Austin, është planifikuar që sot, të bëjnë vizitën e tyre të parë në Kiev, prej kur Rusia ka nisur luftën e paprovokuar në Ukrainë dy muaj më parë.

Exit mobile version