Site icon PORTALB

Në Tiranë çmimi i vajit të lulediellit shkon prej 143 deri në 165 denarë për litër

Raft me vaj gatimi në një supermarket të Tiranës, Shqipëri. Foto: Meta.mk.

Raft me vaj gatimi në një supermarket të Tiranës, Shqipëri. Foto: Meta.mk.

Supermarketet dhe dyqanet nëpër lagjet e Tiranës ofrojnë shumë lloje vajrash gatimi si të vendit ashtu edhe të huaja.

Meta.mk vizitoi disa supermarkete dhe dyqane në kryeqytetin e Shqipërisë dhe mësoi se vaji më i lirë i lulediellit është “King” që është importuar nga Ukraina, me çmim prej 279 lekë, ose rreth 143 denarë.

Vaj luledielli “King” prodhim i Ukrainës, në një supermarket të Tiranës, Shqipëri. Foto: Meta.mk.

Në dyqanet shqiptare mund të gjenden dhjetëra lloje të ndryshme vajrash me origjinë vendase dhe të huaja, duke filluar me “Olimin” shqiptar e deri tek “Florioli” hungarez. Disa nga çmimet për 1 litër të llojeve të vajit të lulediellit janë:

Përveç vajit të lulediellit, në supermarketet e Tiranës ka alternativa si vaj misri me origjinë italiane. Çmimi i tij shkon prej 299 deri në 390 lekë, pra prej 154 denarë për “Diamond” deri në 200 denarë për “Konad”.

Vaj luledielli dhe misri në një supermarket të Tiranës, Shqipëri. Foto: Meta.mk.

Çmimet e vajit të misrit shkojnë ndërmjet:

Në dyqanet në qendër të Tiranës ka edhe vaji ulliri me origjinë shqiptare, si dhe greke dhe italiane, me një gamë të gjerë çmimesh dhe paketimesh.

Për krahasim, vaji i lulediellit në disa markete në Maqedoninë e Veriut mund të gjendet me çmim prej 100 deri në 134 denarë. Megjithatë për hir të vërtetës, në disa markete është e vështirë ta gjesh këtë produkt, sepse thjesht nuk gjendet në rafte.

Exit mobile version