Site icon PORTALB

Twitteri ndaloi reklamat që kundërshtojnë shkencën për ndryshimet klimatike

Unsplash | Twitter

Unsplash | Twitter

Twitteri thotë se nuk do të lejojë më reklamuesit që mohojnë konsensusin shkencor mbi ndryshimin klimatik në faqen e tij, duke i bërë jehonë një politike tashmë të vendosur në Google, raportoi AP të shtunën. “Reklamat nuk duhet të zvogëlojnë rëndësinë e bisedave rreth krizës klimatike”, tha kompania në një deklaratë, transmeton Koha.net.

Nuk kishte asnjë shenjë se ndryshimi do të ndikonte në atë që përdoruesit postojnë në faqen e rrjetit social, i cili së bashku me Facebookun është vënë në shënjestër të grupeve që kërkojnë të promovojnë pretendime mashtruese për ndryshimet klimatike.

Njoftimi erdhi kur Bashkimi Evropian ra dakord për një marrëveshje që kërkonte nga kompanitë e mëdha të teknologjisë të kontrollojnë më nga afër faqet e tyre për gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe përmbajtje të tjera të dëmshme.

twitteri ka thënë se do të ofrojë më shumë informacion në vazhdim në përmbajtjet për klimën në të cilën përfshihen përdoruesit e tij.

Exit mobile version