Site icon PORTALB

Një qytetar i Maqedonisë së Veriut gjatë një viti krijon 452 kilogram mbeturina, ndërsa 18 % janë jashtë sistemit të grumbullimit

Mbeturinat 27.07.2021

Mbeturinat 27.07.2021

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2021 janë krijuar më shumë mbeturina, krahasuar me vitin paraprak për 0.3 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2021, sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 632 087 ton”, bëjnë të ditur nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që mbeturinat e krijuara komunale janë 896 066 ton, apo 452 kg për person.

Raportohet që 28 përqind e mbeturinave të grumbulluara janë në Rajonin e Shkupit.

“Nga sasia e përgjithshme e mbeturinave të grumbulluara komunale, 528 261 ton ose 84 % janë grumbulluar nga amvisëritë, ndërsa pjesa e mbetur, prej 16 % prej personave fizik dhe juridik (mbeturina komerciale)”, sqarojnë nga Enti, duke theksuar që 82.7 përqind janë mbeturina të përziera.

Enti sqaroi që 18 përqind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut akoma nuk janë të përfshirë në shërbimet komunale për grumbullimin e mbeturinave.

Exit mobile version